Përfundon protesta në Shkup, Albin Kurti përshëndetet me protestuesit
Ka përfunduar protesta para Qeverisë së Maqedonisë në Shkup, e cila ishte e organizuar nga Këshilli Opozitar.
Protesta e sotme ishte e qetë dhe nuk ka pasur asnjë incident. Pas përmbylljes së fjalimeve protestuesit u shpërndanë të qetë. Albin Kurti, deputeti i Vetëvendosjes, i është bashkangjitur protestave në Shkup të organizuara sot nga Këshilli Opozitar i shqiptarëve të Maqedonisë. Jozyrtarisht mësohet se Kurti në protesta ka ardhur nga aeroporti i Shkupit, ku është kthyer nga një udhëtim jashtë vendit. Protestat me rastin e njëvjetorit të ngjarjeve të Kumanovës, si dhe të Ditës së Evropës, kanë filluar në Çarshinë e Shkupit, ndërsa vazhduan me një marsh që përfundoi para Qeverisë së Maqedonisë. Lëvizja Vetëvendosje dje i dha përkrahje publike kësaj proteste kundër qeverisë në Shkup.