Inflacioni, qytetarët parashikojnë ulje më shpejt se bizneset e bankat
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i134552-inflacioni_qytetarët_parashikojnë_ulje_më_shpejt_se_bizneset_e_bankat
Qytetarët janë më optimistë se bizneset dhe agjentët financiarë kur vjen puna për nivelin e rritjes së çmimeve për vitin e ardhshëm.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 08, 2022 08:38 Europe/Tirane
  • Inflacioni, qytetarët parashikojnë ulje më shpejt se bizneset e bankat

Qytetarët janë më optimistë se bizneset dhe agjentët financiarë kur vjen puna për nivelin e rritjes së çmimeve për vitin e ardhshëm.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, konsumatorët parashikojnë që inflacioni pas 12 muajsh të jetë 4.59 për qind, më pranë nivelit neutral të synuar nga Banka e Shqipërisë, që është 3 për qind. Bizneset dhe agjentët financiarë, ku përfshihen edhe bankat dhe institucionet e tjera financiare parashikojnë një nivel deri në tre herë më të lartë se ai që pritet nga qytetarët. Sipërmarrjet thonë se rritja e çmimeve pas 12 muajsh do të jetë 10.6 për qind, ndërsa agjentët financiarë e parashikojnë rritjen me 9.6 për qind. Banka e Shqipërisë parashikon nga ana tjetër që inflacioni të vijojë rritjen edhe në muajt e mbetur të këtij viti dhe të nisë stabilizimin në gjashtë muajt e para të vitit të ardhshëm. Për rikthimin e tij në nivele normale, Guvernatori Gent Sejko deklaroi se parashikohet tremujori i dytë i vitit 2024. Për të frenuar rritjen e çmimeve, bordi mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rriti normën e interesit në 2.75 për qind, ndërsa nuk përjashton mundësinë që kjo normë të shkojë në nivele 4 dhe 5 për qind.