3 të infektuar, asnjë humbje jete nga COVID në Shqipëri
Nga 86 testime në 24 orët e fundit në vendin tonë 3 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.
Asnjë humbje jete nuk është shënuar. 5 persona janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në 328,129. Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet, thuhet në njoftimin e ministrisë.