Opozita në Shqipëri në protestë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i134752-opozita_në_shqipëri_në_protestë
Qytetarë të shumtë janë mbledhur para kryeministrisë në Shqipëri në protestën e thirrur nga opozita kundër Qeverisë së kryeministrit, Edi Rama.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 12, 2022 14:57 Europe/Tirane
  • Opozita në Shqipëri në protestë

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para kryeministrisë në Shqipëri në protestën e thirrur nga opozita kundër Qeverisë së kryeministrit, Edi Rama.

Protestuesit nga Tirana dhe rrethet e tjera u grumbulluan fillimisht para selive të Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë së Lirisë (PL), për të marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë.Në ndërtesën e Qeverisë janë marrë disa masa. Dyert e saj janë veshur me materiale të forta, ndërsa rreth ndërtesës janë përqendruar një numër i madh forcash të policisë, por edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, që mund të ndërhyjnë nëse do të jetë e nevojshme. Nuk mungojnë edhe automjetet ujëhedhëse. Në gatishmëri për të mbikëqyrur situatën janë rreth 1.000 forca policore. Kreu i PD-së, Sali Berisha, një ditë më parë tha se policia nuk duhet të bëhet “mercenare e Edi Ramës”.Ndërkaq kreu i PL-së, Ilir Meta, ka bërë thirrje për një protestë të qetë.Në fletushkat që u janë shpërndarë qytetarëve janë listuar dhjetë arsyet pse duhet të jenë në shesh kundër Qeverisë Rama. Sipas PD-së, kushtet ekonomike janë ndër më të rëndat në rajon, emigracioni është i lartë, korrupsioni në nivele alarmante, ndërsa nismën rajonale, Ballkani i Hapur, e cilëson projekt serbo-rus dhe anti-shqiptar. Nga ana tjetër janë renditur dhjetë masat që PD-ja parashikon të ndërmarrë në një paketë anti-krizë.