Tejkalohet me një vit afati për të korrigjuar ligjin e pronave
Më 15 shkurt të 2021, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pjesërisht ligjin për përfundimin e procesit të kompensimit të ish-pronarëve.
Gjykata shfuqizoi pjesën e nenit 7 të një ligjit të miratuar që në 2015-n, ku parashikohej mënyra e kompensimit fizik dhe financiar të pronarëve, pronat e të cilëve u sekuestruan pas Luftës së Dytë Botërore.Në vlerësimin e Kushtetueses, ligji krijonte boshllëqe dhe nënvlerësonte vlerën reale të pronës gjatë procesit të kompensimit si financiar, ashtu edhe fizik. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese detyron Kuvendin që të plotësojë ligjin gjashtë muaj nga shpallja e tij. Vendimi është shpallur më 8 mars të 2021, që do të thotë se deri në fillim të shtatorit 2021, Kuvendi duhej ta kishte plotësuar ligjin, duke reflektuar në të vendimin e Gjykatës Kushtetuese.Por, detyrimi i vendosur nga Gjykata Kushtetuese nuk është përmbushur. Kuvendi ka shkelur me më shumë se një vit afatin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.Propozimi për ndryshimin e ligjit është dorëzuar në Kuvend më 4 gusht të këtij viti, por nuk është miratuar ende.