Arrestohen Gjinovci e Hoxha, protestuan kundër Kastratit e Dugollit
Aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan sot nga policia, pas një aksioni simbolik.
“Ata janë arrestuar pas aksionit ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik”, shkruan në njoftimin e organizatës e cila merret me rritjen e cilësisë në arsim.
“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë, siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje tëkalojmë në aktivizëm gueril”, shkruan në këtë komunikatë.
Ata deklarojnë se një gjë e tillë do të ndodhë në të gjitha rastet kur “institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve”.
“ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”.
Sipas kësaj organizate, nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. “Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë, të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë”.
“Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!”.
Ditë më parë, kjo organizatë ka publikuar të dhënat të vërtetuara se profesorët Ardian Kastrati e Bujar Dugolli, e kanë plagjiaturë (të vjedhur) një punim shkencor.
Dugolli e ka pranuar se punimi shkencor ishte kryer nga Ardian Kastrati, por sipas tij, kishte pranuar që t’i vedosej emri në mirëbesim, pa e ditur përmbjatjne e tij.
RTKliv