Arrestohen Gjinovci e Hoxha, protestuan kundër Kastratit e Dugollit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i134848-arrestohen_gjinovci_e_hoxha_protestuan_kundër_kastratit_e_dugollit
Aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan sot nga policia, pas një aksioni simbolik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2022 10:27 Europe/Tirane
  • Arrestohen Gjinovci e Hoxha, protestuan kundër Kastratit e Dugollit

Aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan sot nga policia, pas një aksioni simbolik.

“Ata janë arrestuar pas aksionit ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik”, shkruan në njoftimin e organizatës e cila merret me rritjen e cilësisë në arsim.

“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë,  siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje tëkalojmë në aktivizëm gueril”, shkruan në këtë komunikatë.

Ata deklarojnë se një gjë e tillë do të ndodhë në të gjitha rastet kur “institucionet tregohen të paafta për t’i  jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve”.

“ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”.

Sipas kësaj organizate, nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. “Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë, të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë”.

“Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!”.

Ditë më parë, kjo organizatë ka publikuar të dhënat të vërtetuara se profesorët Ardian Kastrati e Bujar Dugolli, e kanë plagjiaturë (të vjedhur) një punim shkencor.

 Dugolli e ka pranuar se punimi shkencor ishte kryer nga Ardian Kastrati, por sipas tij,  kishte pranuar që t’i vedosej emri në mirëbesim, pa e ditur përmbjatjne e tij.

RTKliv