"Bashkë në Vlorë", shqiptarët festojnë pavarësinë në qytetin e Ismail Qemalit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i135622-bashkë_në_vlorë_shqiptarët_festojnë_pavarësinë_në_qytetin_e_ismail_qemalit
Qindra qytetarë nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare i janë drejtuar Vlorës dhe Tiranës për të festuar 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ata shprehen të lumtur që këtë festë po e kremtojnë në atdheun e tyre, ndërsa thonë se kanë ardhur nga Kosova, Greqia e Zvicra posaçerisht për jubileun e pavarësisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 28, 2022 10:41 Europe/Tirane

Qindra qytetarë nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare i janë drejtuar Vlorës dhe Tiranës për të festuar 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ata shprehen të lumtur që këtë festë po e kremtojnë në atdheun e tyre, ndërsa thonë se kanë ardhur nga Kosova, Greqia e Zvicra posaçerisht për jubileun e pavarësisë.

Dhjetëra shqiptarë të Kosovës iu drejtuan Shqipërisë që në orët e para të së hënës përmes pikave kufitare.

Me veshje kombëtare thanë se po vijnë në atdhe për të festuar 110 vjetorin e pavarësisë.

"Jemi nga Suhareka. Po shkojmë në Tiranë për të festuar me familjen," tha një shqiptar nga Kosova.

Vlora ishte kryeqendra e festimeve.

Kryesisht qytetarë të Kosovës erdhën në vendin e shpalljes së pavarësisë.

"Jo vetëm sot për këtë jubilar 110 vjetor, por kam 10 vjet që vij rregullisht. Duket mrekulli, ka ndryshime që na kanë mbresëlënë. E rëndësishme është kremtimi i festës dhe pjesëmarrja në këtë festë.

Jemi nga Ferizaj. Kemi ardhur posaçërisht për festën e 28 nëntorit. Duket mrekulli çdo vit, prandaj vijmë.

Jemi të pritur mirë nga të gjtihë njerëzit. Është kënaqësi që na urojnë rrugëve," thanë disa shqiptarë nga Kosova.

Të tjerë u shprehën se kishin ardhur nga diaspora, enkas për të festuar.

"Kemi ardhur nga Zvicra enkas për t'iu bashkaur karvanit të vëllezërve. Është një rëndësi e veçantë sidomos për ne.

Erdha për ti plotësuar dëshirën vajzës,se donte të ishte se s'bën për 110 vjetorin. Kufirin e kaluam me flamurin shqiptar në makinë," tha një tjetër shqiptare e diasporës.

Qindra qytetarë u mblodhën në rrugët dhe sheshet e Vlorës, aty ku gjatë 28 nëntorit do të mbahen një sërë aktivitetesh për të festuar jubileun e Shpalljes së Pavarësisë nga Ismail Qemali.