Vuçiç falënderon Kinën për mbështetjen ndaj integritetit territorial të Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i135784-vuçiç_falënderon_kinën_për_mbështetjen_ndaj_integritetit_territorial_të_serbisë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç foli sot me zëvendësministrin e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Qian Hongshan, për aspekte të shumta të partneritetit strategjik.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2022 07:16 Europe/Tirane
  • Vuçiç falënderon Kinën për mbështetjen ndaj integritetit territorial të Serbisë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç foli sot me zëvendësministrin e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Qian Hongshan, për aspekte të shumta të partneritetit strategjik.

 Vuçiç  përsëriti mirënjohjen e tij për Presidentin e Kinës, Republikën Popullore të Kinës dhe Partinë Komuniste të Kinës për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë dhe pavarësisë së saj. Ai theksoi veçanërisht se Serbia në mënyrë të palëkundur dhe konsistente e mbështet politikën e Kinës në të gjitha forumet ndërkombëtare, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit, shkruan Euronews Serbia. Vuçiç vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Pekinit po hyjnë në një fazë të re të zhvillimit, veçanërisht përmes planeve për gjithëpërfshirje. bashkëpunimi ekonomik, përmirësimi i shkëmbimeve tregtare dhe fluksi i investimeve të reja kineze.