Presidenti gjerman mbërrin në Tiranë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i135822-presidenti_gjerman_mbërrin_në_tiranë
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku ka mbërritur në Presidencë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 01, 2022 19:45 Europe/Tirane
  • Presidenti gjerman mbërrin në Tiranë

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku ka mbërritur në Presidencë.

Tirana është stacioni i dytë i udhëtimit të Steinmeier në Ballkan, ku ai vizitoi edhe Maqedoninë e Veriut. Ashtu si edhe një ditë më parë në Shkup, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier edhe në Tiranë do të kërkojë, që Shqipëria të ndjekë me vendosmëri rrugën për në Bashkimin Europian duke zbatuar reformat e nevojshme për këtë proces. Kjo ka të bëjë me ekonominë e po ashtu edhe me drejtësinë dhe administratën. Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu një temë e rëndësishme. Shqipëria ashtu si edhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor prej gati dy dekadash pret pranimin në BE. Kjo pritje e gjatë ka bërë që ndërkohë në politikë si edhe në radhët e popullsisë të përhapet zhgënjimi ndaj BE-së. Në raportin e progresit në tetor Komisioni Europian konstatoi për Shqipërinë një, nivel të mesëm” të stadit të përgatitjeve në fushat e rëndësishme si drejtësia, administrata publike dhe aftësia konkurruese e ekonomisë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka pritur presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë paradite në Presidencë me nderime ushtarake. Pas bisedës të dy presidentët mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi. Steinmeier do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë. Eshtë parashikuar edhe një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Presidenti gjerman Steinmeier do të qëndrojë dy ditë në Shqipëri, ku gjatë ditës së dytë të vizitës janë planifikuar takime e aktivitete të tjera.