KQZ-ja pezullon aktivitetet zgjedhore për komunat në veri
(last modified Sun, 11 Dec 2022 11:18:19 GMT )
Dhjetor 11, 2022 12:18 Europe/Tirane
  • KQZ-ja pezullon aktivitetet zgjedhore për komunat në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor, pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimn e datës së re për mbajtjen e tyre, raporton RTKlive.

Shtyrja e zgjedhjeve në veri, KQZ-ja mblidhet sotPo ashtu, KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023.

Një ditë pas shtyrjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm.

Ndryshe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe konsensusit të plotë të dalë nga ky takim, dje ka caktuar 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se ka pasur konsensus të plotë mes partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit dhe se është marrë parasysh edhe vlerësimi i institucioneve kompetente rreth situatës së sigurisë në veri të vendit. 

RTK

Tags