Ricikluesi i Elbasanit, SPAK dërgon për gjykim Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i136400-ricikluesi_i_elbasanit_spak_dërgon_për_gjykim_lefter_kokën_dhe_alqi_bllakon
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim ish-minisrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, për ricikluesin e Elbasanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2022 05:36 Europe/Tirane
  • Ricikluesi i Elbasanit, SPAK dërgon për gjykim Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim ish-minisrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, për ricikluesin e Elbasanit.

Pas përfundimit të hetimeve, ka rezultuar se Koka dhe Bllako janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal. Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, që janë përfitueset e kontratës së konçensionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij. Hetimet e SPAK për ricikluesin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e Bllakos, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrës’, kryer në bashkëpunim, Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’. SPAK ka përfunduar hetimet paraprake edhe për të pandehurit Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k, si dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.