KFOR: Kosova dhe Serbia çështjet t’i zgjidhin përmes dialogut
(last modified Tue, 13 Dec 2022 12:39:17 GMT )
Dhjetor 13, 2022 13:39 Europe/Tirane
  • KFOR: Kosova dhe Serbia çështjet t’i zgjidhin përmes dialogut

Situata në veri të Kosovës është e qetë, dhe në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident.

Lidhur me situatën, ka reaguar Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut. KFOR-i ka kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut.

“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri”, thuhet në reagimin e KFOR-it në një shkrim në Twitter.

Më tej KFOR-i ka theksuar se mbetet  jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.

Ndryshe, situata e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë sikurse edhe në ditët e kaluara, rrugët që çojnë në dy vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veriun e vendit vazhdojnë të mbahen të bllokuara.

RTKlive

Tags