RrGK mban kuvendin vjetor
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i136612-rrgk_mban_kuvendin_vjetor
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka njoftuar se do të organizojë sot Kuvendin e 20-të Vjetor të Anëtareve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2022 13:52 Europe/Tirane
  • RrGK mban kuvendin vjetor

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka njoftuar se do të organizojë sot Kuvendin e 20-të Vjetor të Anëtareve.

"Është koha kur prezantojmë para organizatave anëtare si dhe para të gjithë juve, përparimin tonë në zbatimin e Strategjisë 2019-2022, me theks të veçantë në aktivitetet tona përgjatë vitit 2022", thekson RrGK.

Mbi të gjitha sipas RrGK-së është koha për të festuar, reflektuar si dhe për të vlerësuar kontributin e të gjithëve drejt avancimit të të drejtave të grave dhe arritjes së barazisë gjinore në Kosovë dhe përtej saj.

 Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) u themelua në vitin 1996, si një rrjet joformal i grupeve të grave dhe organizatave të regjioneve të ndryshme të Kosovës.

Që nga fillimi, RrGK u zhvillua në një rrjet që avokon në emër të grave dhe vajzave kosovare, në nivelin lokal, regjional dhe ndërkombëtar.

Duke përfaqësuar interesat e 190 organizatave anëtare, përfshirë këtu organizatat e grave të të gjitha grupeve etnike në mbarë Kosovën.

RTKlive