Pretendimi i Rusisë për tradhtinë e BE-së ndaj Serbisë
(last modified Mon, 19 Dec 2022 18:07:33 GMT )
Dhjetor 19, 2022 19:07 Europe/Tirane
  • Pretendimi i Rusisë për tradhtinë e BE-së ndaj Serbisë

Zëdhënësja e MPJ-së ruse ka theksuar se Bashkimi Evropian po e tradhton Serbinë duke propozuar perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në këtë bashkim.

Si Serbia, ashtu edhe Kosova kanë një "perspektivë evropiane", njoftoi Brukseli gjatë një takimi të 6 dhjetorit në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Një javë më vonë, autoritetet e Kosovës arrestuan një ish-oficer policie me origjinë serbe, duke shkaktuar një valë protestash në mesin e serbëve të Kosovës. Sipas raportimit të ISNA-s të hënën, Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, ka publikuar një postim në Telegram dhe ka shkruar se takimi i fundit i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor ka sjellë rritje të tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës. Zakharova theksoi se veprimet e Brukselit ndoshta kanë luajtur rol në përkeqësimin e kësaj situate. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi se Brukseli po i ofron Beogradit një "të ardhme të ndritur" duke "kryer provokime anti-serbe". Zakharova vuri në dukje se ndërsa tensionet janë ende të larta në rrugët e qyteteve të Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE dhe një proces politik është duke u zhvilluar.

 

Tags