"Nuk ka bombë" Rihapet aeroporti i Prishtinës, alarmi ishte i rremë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i137182-nuk_ka_bombë_rihapet_aeroporti_i_prishtinës_alarmi_ishte_i_rremë
Aeroporti i Prishtinës "Adem Jashari" është rihapur për qarkullim pas një alarmi për bombë mëngjesin e sotëm. Policia në një deklaratë sqaroi se alarmi ishte i rremë ndërsa tashmë ka filluar puna sërish brenda tij.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 28, 2022 13:36 Europe/Tirane

Aeroporti i Prishtinës "Adem Jashari" është rihapur për qarkullim pas një alarmi për bombë mëngjesin e sotëm. Policia në një deklaratë sqaroi se alarmi ishte i rremë ndërsa tashmë ka filluar puna sërish brenda tij.

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë lëshohet në qarkullim

Prishtinë, më 28 dhjetor 2022

Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara.

Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj  i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës.