Berisha: 2022-shi ishte viti i shkatërrimit përfundimtar të drejtësisë
(last modified Sat, 31 Dec 2022 08:11:46 GMT )
Dhjetor 31, 2022 09:11 Europe/Tirane
  • Berisha: 2022-shi ishte viti i shkatërrimit përfundimtar të drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë një konference për media këtë të premte, se viti  2022 ishte viti i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë.

 Berisha në fjalën e tij tha se Prokuroria e Posaçme gjatë vitit që lamë pas u shndërrua në  SKAP-in e ‘Partisë Socialiste’.  Kreu i PD deklaroi gjithashtu se reforma në drejtësi është krejtësisht e kapur nga maxhoranca.   “Viti që lamë pas është viti i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë. Reforma e Sorosit përfundoi sipas sondazheve të pavarura në institucionin më të pabesueshëm se çdo institucion i këtij vendi.  Ai që ishte parashikuar të ishte institucioni i akuzës për zyrtarët e lartë, i quajtur SPAK apo Prokurori e Posaçme, u transformua në SKAP-in e partisë.  Tre muaj më parë, në një poll krejtësisht të pavarur, dilte vetëm se 10.4 përqind e shqiptarëve besonin se SKAP-i i partisë është i pavarur politikisht, përkundrejt 59.6 përqind që e quanin tërësisht të varur nga partia.  Pas betejës së fundit, Rama-guvernatorja Kim, edhe ky 10-përqindësh mendoj se merr fund. Kështu që sot nuk ka shqiptar se beson më ndryshe, veçse e sheh SKAP-in si një institucion, seksion të partisë së krimit. I infiltruar nga të gjitha anët me lidhje krimi”, tha Berisha.

Tags