Lëkundet Shqipëria në ditën e parë të vitit, tërmet pranë Bulqizës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i137378-lëkundet_shqipëria_në_ditën_e_parë_të_vitit_tërmet_pranë_bulqizës
Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë i shkallës Rihter ka ndodhur ditën e sotme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 01, 2023 14:46 Europe/Tirane
  • Lëkundet Shqipëria në ditën e parë të vitit, tërmet pranë Bulqizës

Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë i shkallës Rihter ka ndodhur ditën e sotme.

Tërmeti është regjistruar të ketë ndodhur rreth 7 kilometra nga Bulqiza, ndërsa thellësia e tërmetit raportohet të jetë pak rreth 2.5 kilometra nga sipërfaqja e tokës.

Konkretisht epiqendra e tërmetit në Bulqizë ishte fshati Valikardhë në Njësinë Administrative Zerqan.

Sipas banorëve të zonës lëkundjet e tërmetit u dukën të forta për momentin.

Ka nga ato banorë që kanë dalë me shpejtësi jashtë banesave të tyre nga frika, pasi banesat e fshatit Valikardh, kanë qenë të dëmtuara edhe nga tërmetet e tjera dhe banorët e frikësuar kanë lënë shtëpitë e tyre.

Menjëherë kryetari i Bashkisë së Bulqizës ka komunikuar me Shtabin e Emergjencës dhe po marrin informacion për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.