35 mln euro për energjinë elektrike, buxheti kalon paratë te KESH-i
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i137466-35_mln_euro_për_energjinë_elektrike_buxheti_kalon_paratë_te_kesh_i
Për të garantuar energji elektrike pa ndërprerje dhe për t’i paraprirë skenarëve të krizës, buxheti i shtetit ka hedhur në llogari të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, 4 mld lekë, ose 35 mln euro me kursin aktual.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 03, 2023 08:46 Europe/Tirane
  • 35 mln euro për energjinë elektrike, buxheti kalon paratë te KESH-i

Për të garantuar energji elektrike pa ndërprerje dhe për t’i paraprirë skenarëve të krizës, buxheti i shtetit ka hedhur në llogari të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, 4 mld lekë, ose 35 mln euro me kursin aktual.

 Pas një viti të vështirë, ku shpenzimet për të blerë energji u rritën përtej parashikimeve, tashmë KESH-i duhet të menaxhojë prodhimin dhe shit-blerjet në një tjetër vit sfidues.  Viti 2022 u mbyll me një faturë shpenzimesh që arriti në 350 mln euro për KESH-in, ndërsa kostot shtesë nuk u mbuluan nga familjet e biznesi. Ndërkohë, në tremujorin e fundit të vitit 2022, pati një kërkesë për të rritur çmimin tek familjet që harxhonin mbi 800 kilovat, por që u anulua, sepse situata u përmirësua me reshjet e shumta dhe kursimin e energjisë. Çmimet në bursa janë ulur në dhjetor në nivelin mesatar 100 euro/megavat orë nga 400 euro që arritën në gusht-shtator. Po ashtu, edhe prodhimi vendas është rritur ndjeshëm, duke sjellë një zbutje të krizës që konsiderohet e përkoshme, të paktën edhe për pjesën e parë të vitit 2023.