Gjykata Kushtetuese pranon padinë kundër dhënies me koncesion të Butrintit
Janar 03, 2023 08:55 Europe/Tirane
Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë për "Butrintin".
Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e Partisë Demkratike Ina Zhupa.
"Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin.
Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton te gjitha palet te cojne argumenta dhe prova brenda dates 27 Janar 2023.
Me pas do zhvillohet seance publike!
Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka!
Butrinti do fitojë!" shkroi ajo në Facebook.
Bëhet fjalë për një padi kundër koncensionit të Butrintit e cila është firmosur nga 36 deputetë.
Tags