Gjykata Kushtetuese pranon padinë kundër dhënies me koncesion të Butrintit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i137490-gjykata_kushtetuese_pranon_padinë_kundër_dhënies_me_koncesion_të_butrintit
Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë për "Butrintin".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 03, 2023 08:55 Europe/Tirane
  • Gjykata Kushtetuese pranon padinë kundër dhënies me koncesion të Butrintit

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë për "Butrintin".

Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e Partisë Demkratike Ina Zhupa.

"Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin.

Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton te gjitha palet te cojne argumenta dhe prova brenda dates 27 Janar 2023.

Me pas do zhvillohet seance publike!

Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka!

Butrinti do fitojë!" shkroi ajo në Facebook.

Bëhet fjalë për një padi kundër koncensionit të Butrintit e cila është firmosur nga 36 deputetë.