MSH publikon bilancin e Covid-19 për 24-orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24-orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ndërkohë që janë regjistruar 32 raste të reja nga 645 testime të kryera.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni, 9 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 329,078 që nga fillimi i epidemisë. 5 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 645 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 32 qytetarë, në Bashkitë: 8 në Tiranë, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lushnje, Gjirokastër, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Tropojë, Shijak, Krujë, Fier, Roskovec, Patos, Vlorë, Himarë, Sarandë, Tepelenë, Kuçovë. Janë 167 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,078 që nga fillimi i epidemisë.