Rama: Po i dalin lakrat në shesh njerëzve me kostum zyrtar
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i137860-rama_po_i_dalin_lakrat_në_shesh_njerëzve_me_kostum_zyrtar
Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Twitter-in e tij se gjithçka që po del në pah rreth punonjësve zyrtarë dhe kjo është falë rezultateve të reformës në drejtësi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2023 04:32 Europe/Tirane
  • Rama: Po i dalin lakrat në shesh njerëzve me kostum zyrtar

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Twitter-in e tij se gjithçka që po del në pah rreth punonjësve zyrtarë dhe kjo është falë rezultateve të reformës në drejtësi.

 “Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit,” – shkroi Rama.  Sipas tij, më parë policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë “lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar”, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë.  Rama u shpreh se askush nuk ka më një mburojë politike.  “Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë,” – shkroi kryeministri.