Rama takim me drejtorët e policisë në qarqe, Berisha: Shkelje flagrante
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i137968-rama_takim_me_drejtorët_e_policisë_në_qarqe_berisha_shkelje_flagrante
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë në mbrëmje drejtorët e policisë në qarqe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 12, 2023 03:28 Europe/Tirane
  • Rama takim me drejtorët e policisë në qarqe, Berisha: Shkelje flagrante

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë në mbrëmje drejtorët e policisë në qarqe.

Takimi, të cilin Berisha e cilëson si darkë elektorale po bëhet në vilën 30 në Tiranë. Kryedemokrati ka shkruar në Facebook se kjo është një shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetit dhe kodit elektoral. I pranishëm është edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thuhej në denoncimin e oficerit digjital, sipas postimit të Berishës.