Rama takim me drejtorët e policisë në qarqe, Berisha: Shkelje flagrante
Janar 12, 2023 03:28 Europe/Tirane
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë në mbrëmje drejtorët e policisë në qarqe.
Takimi, të cilin Berisha e cilëson si darkë elektorale po bëhet në vilën 30 në Tiranë. Kryedemokrati ka shkruar në Facebook se kjo është një shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetit dhe kodit elektoral. I pranishëm është edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thuhej në denoncimin e oficerit digjital, sipas postimit të Berishës.
Tags