Kryeministri Kurti vizitoi Llaushën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i138474-kryeministri_kurti_vizitoi_llaushën
Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka vizituar Skenderajn pas vërshimeve që shkaktuan dëme të shumta.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 22, 2023 14:16 Europe/Tirane
  • Kryeministri Kurti vizitoi Llaushën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka vizituar Skenderajn pas vërshimeve që shkaktuan dëme të shumta.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

"Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave", tha ai.

Sipas tij familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para.

RTKlive