Kryeministri në takim me Myftiun flasin për Projektligjin për Liritë Fetare
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i138536-kryeministri_në_takim_me_myftiun_flasin_për_projektligjin_për_liritë_fetare
Kryeministri Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 23, 2023 14:49 Europe/Tirane
  • Kryeministri në takim me Myftiun flasin për Projektligjin për Liritë Fetare

Kryeministri Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për Myftiun Tërnava për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltaren ligjore të Kryeministrit, Tea Blakaj Hoxha, u bisedua edhe për Projektligjin për Liritë Fetare.

Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin për këtë projektligj.

U theksua se Qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim.