Fëmijët që rrezikojnë mosvazhdimin e shkollimit
(last modified Sat, 28 Jan 2023 14:16:32 GMT )
Janar 28, 2023 15:16 Europe/Tirane
  • Fëmijët që rrezikojnë mosvazhdimin e shkollimit

Disa nxënës që përfundojnë shkollimin fillor nga fshatra të Luginës së Lumëbardhit, rrezikojnë të mos vazhdojnë më tutje arsimimin për arsye se nuk mund ta paguajnë udhëtimin.

Një transport që ka ekzistuar deri para pak muajsh nga Lubinja e Epërme, është ndërprerë për shkak të mungesës së dokumentacionit. Komuna e Prizrenit thotë se po mundohet të bëjë zgjidhje afatgjate për të gjithë nxënësit udhëtarë.

Amelia Iljazi ëshët nxënëse e klasës së nëtët të shkollës fillore të mesme të ulët “Mushnikova” në Mushnikovë të Prizrenit . Kjo nxënëse dhe shumë të tjerë, mund të përfundojnë shkollimin këtu, pasi nuk kanë mundësi financiare, për të udhëtuar në qytet, për të vazhduar tutje mësimnxënien.

Sipas drejtorit të shkollës fillore të Mushnikovës, njëkohësisht dhe përfaqësuesi i fshatit, vetëm nga Mushnikova, udhëtojnë në ditë 70 nxënës për në shkollën e mesme dhe 30 studentë në fakultete.

Drejtori i shërbimeve publike Çelë Lamaj thotë se transporti i nxënësve të Lubinjës së Epërme u ndërpre për shkak të mungesës së dokumentacionit . Por ai deklaron se është duke u punuar që të bëhët një zgjidhje për të gjithë ato nxënës e student që udhëtojnë mbi 3 kilometra .

Përfaqësuesit institucionalë premtojnë se , për të gjithë ato nxënës apo studentë udhëtarë që gravitojnë në universitetin publik dhe nëpër shkollat e tyre , si fillore apo të mësme, të bëjë një zgjidhje afatgjatë gjatë vitit 2023 .

RTK

Tags