Albin Kurti: Nuk e shoh të nevojshme krijimin e Asosacionit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i138842-albin_kurti_nuk_e_shoh_të_nevojshme_krijimin_e_asosacionit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk e sheh të nevojshëm krijimin e Asociacionit, por u shpreh i gatshëm për diskutime për të drejtat e komuniteteve që nuk janë shumicë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 29, 2023 08:01 Europe/Tirane
  • Albin Kurti: Nuk e shoh të nevojshme krijimin e Asosacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk e sheh të nevojshëm krijimin e Asociacionit, por u shpreh i gatshëm për diskutime për të drejtat e komuniteteve që nuk janë shumicë.

Në një intervistë për “RTK2”, Kurti tha se propozimi evropian është bazë e mirë për marrëveshjen me Serbinë. “Jam gati për bisedime për të drejtat e pakicave, të komuniteteve joshumicë, jam gati për këtë. Por duhet ta kuptoni se është shumë e rëndësishme që ata që duan më shumë të drejta sesa u jep plani i Ahtisaarit, e mbajnë barrën e argumentimit – pse u duhen më shumë. Ahtisaari mori çmimin Nobel për Paqe, çfarë do ta plotësonte planin e Ahtisaarit, cilat janë argumentet për të metat e tij. Barra e argumentit duhet të jetë mbi ata që kërkojnë diçka tjetër apo diçka më shumë”, theksoi ai. Duke folur për kthimin e serbëve në institucione, veçanërisht në polici, Kurti nënvizoi se nuk pajtohet me gjendjen e tanishme dhe se nuk dëshiron që serbët në veri të zëvendësohen me shqiptarë.