Blinken telefonatë me presidentin serb, mesazhi i SHBA-ve për Beogradin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i139100-blinken_telefonatë_me_presidentin_serb_mesazhi_i_shba_ve_për_beogradin
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar ditën e djeshme një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kjo është bërë e ditur nga sekretari Blinken përmes një postimi në Twitter. Në fokus të bisedës ka qenë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2023 07:18 Europe/Tirane
  • Blinken telefonatë me presidentin serb, mesazhi i SHBA-ve për Beogradin

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar ditën e djeshme një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kjo është bërë e ditur nga sekretari Blinken përmes një postimi në Twitter. Në fokus të bisedës ka qenë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Bisedova me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç sot për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin SHBA-BE javën e kaluar dhe për qasjen e hapur të tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, ka shkruar Blinken. Presidenti serb ka lënë të kuptohet se do të pranojë propozimin, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë Serbia nëse e refuzon atë.