Kurti takon presidentin Erdogan
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i139160-kurti_takon_presidentin_erdogan
Presidentin turk, Recep Rayyp Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të japë kontributin e nevojshëm, nëse diçka e tillë kërkohet nga Kosova dhe Serbia.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 04, 2023 07:10 Europe/Tirane
  • Kurti takon presidentin Erdogan

Presidentin turk, Recep Rayyp Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të japë kontributin e nevojshëm, nëse diçka e tillë kërkohet nga Kosova dhe Serbia.

Ai këto komente i bëri në Stamboll, më 3 shkurt, me rastin e vizitës së parë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Turqi. “Ne i kushtojmë rëndësi madhore zhvillimit të marrëdhënieve paqësore të Kosovës dhe të gjithë fqinjëve të saj. Në këtë suazë ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi dhe presim që palët të dëshmojnë një qasje paqësore e konstruktive. Shpresojmë që procesi i dialgout me Serbinë të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, u shpreh Erdogan. Në konferencën e përbashkët për media, pas takimti të 3 shkurtit, Kurti falënderoi Turqinë për “mbështetjen e zëshme” për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës. “Në NATO na bashkon orientimi. Në Këshill të Evropës vlerat. Në të dyjat, na bashkon momenti kritik nëpër të cilin po kalon kontinenti i Evropës”, tha kryeministri.