Bislimi fajëson Brukselin për moszbatimin e Marrëveshjes së Energjisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i139420-bislimi_fajëson_brukselin_për_moszbatimin_e_marrëveshjes_së_energjisë
“Një pjesë bukur të madhe të fajit për moszbatimin e Marrëveshjes [së Energjisë] e ka vet Brukseli… që kanë dërguar sinjale të gabueshme të Elektroseveri përmes interpretimeve të gabueshme të neneve që nuk kanë të bëjnë asgjë më Udhërrëfyesin”, ka deklaruar zv. kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 09, 2023 08:27 Europe/Tirane
  • Bislimi fajëson Brukselin për moszbatimin e Marrëveshjes së Energjisë

“Një pjesë bukur të madhe të fajit për moszbatimin e Marrëveshjes [së Energjisë] e ka vet Brukseli… që kanë dërguar sinjale të gabueshme të Elektroseveri përmes interpretimeve të gabueshme të neneve që nuk kanë të bëjnë asgjë më Udhërrëfyesin”, ka deklaruar zv. kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Kështu tha ai gjatë një konference për media më 8 shkurt, kur u pyet se ku ka mbetur zbatimi i Udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që Kosova dhe Serbia e kishin nënshkruar më 21 qershor 2022, shkruan REL. Ndërsa marrëveshja ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Sipas Bislimit, kompania serbe – Elektrosever – që do të furnizojë dhe faturojë energjinë në veri, thirret në një marrëveshje të cilën thotë se e ka nënshkruar në Stamboll të Turqisë me kompaninë kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), e që sipas tij, nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjet e Brukselit.