Kurti në bisedë me Chollet: Propozimi evropian, bazë e mirë për bisedime
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i139560-kurti_në_bisedë_me_chollet_propozimi_evropian_bazë_e_mirë_për_bisedime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi dje një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 11, 2023 13:50 Europe/Tirane
  • Kurti në bisedë me Chollet: Propozimi evropian, bazë e mirë për bisedime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi dje një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

“Diskutuan për propozimin evropian, të pranueshëm si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel”, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të Kryeministrit.

Bëhet e ditur se me këtë rast, gjithashtu, u theksua rëndësia e avancimit për Kosovën në integrime ndërkombëtare në kohën kur të arriturat demokratike dhe ekonomike të Kosovës në këto dy vitet e fundit janë evidentuar nga shumë organizata e institute ndërkombëtare prestigjioze.

“Kryeministri Kurti konfirmoi gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe shprehu pajtimin e tij për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog sepse dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”m thuhet në këtë njoftim.