Holta Zaçaj zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i140038-holta_zaçaj_zgjidhet_kryetarja_e_re_e_gjykatës_kushtetuese
Anëtarët e gjykatës kushtetuese zgjodhën kryetaren e këtij institucioni në raundin e tretë të votimit. Holta Zaçaj mori pesë vota për drejtimin e institucionit një një mandat 3 vjeçar. Ajo u emërua në gjykatën kushtetuese në janar të këtij viti ndërsa ka një karrierë të gjatë si avokate e të drejtave të njeriut, avokate në shba dhe eksperte ligjore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2023 10:02 Europe/Tirane
  • Holta Zaçaj zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Anëtarët e gjykatës kushtetuese zgjodhën kryetaren e këtij institucioni në raundin e tretë të votimit. Holta Zaçaj mori pesë vota për drejtimin e institucionit një një mandat 3 vjeçar. Ajo u emërua në gjykatën kushtetuese në janar të këtij viti ndërsa ka një karrierë të gjatë si avokate e të drejtave të njeriut, avokate në shba dhe eksperte ligjore.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë do të drejtohet në 3 vitet e ardhshme nga gjyqtarja Holta Zaçaj.

Ajo moti shumicën e votave në raundin e tretë të votimit, pas dështimit të dy raundeve të para

Mbledhja e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese votoi mes tri kandidaturave, ku përvec gjyqtares Holta Zaçaj në garë ishin edhe Marjana Semini dhe Fiona Papajorgji.

Në përfundim të procesit të votimit, Zaçaj mori 5 vota, Papajorgji tri vota dhe Marjana Semini një votë. Sipas nenit 7 të ligjit për gjykatën Kushtetuese, Zaçaj ka një mandat 3 vjeçar me të drejtë rizgjedhje një herë. Pas votimit të gjyqtarëve, fituesja e garës njofton presidentin e republikës për rezultatin e votimit dhe më pas sipas procedurave ligjore merr detyrën. Këtë funksion deri pak muaj më parë e ushtroi Vitore Tusha e cila përfundoi mandatin e saj.

Holta Zaçaj u zgjodh anëtare e kushtetueses në muajin janar të vitit 2023. Ajo e ka nisur karrierën e saj si juriste dhe aktiviste për të drejat e njeriut duke u angazhuar në projektin për krimet e luftës në Kosovë dhe më pas është angazhuar si avokate në projekte të ndihmës ligjore falas.

Nga viti 2008, krahas angazhimit në shoqërinë civile si avokate dhe eksperte e të drejtave të njeriut, ka punuar si avokate edhe në në shtetin e Massachusetts, SHBA. Në periudhen 2009-2013, Zaçaj është angazhuar si lektore në Shkollën e Magjistraturës dhe është angazhuar si eksperte ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare në një sërë iniciativash të organizatave dhe institucioneve vendase e ndërkombëtare.

Zaçaj është bashkëautore e Kodit të Familjes, ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri dhe paketës ligjore për trajtimin penitenciar të të miturve në Kosovë.