Konjufca e Angılı flasin për intensifikimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i140224-konjufca_e_angılı_flasin_për_intensifikimin_e_bashkëpunimit_kosovë_turqi
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 24, 2023 10:15 Europe/Tirane
  • Konjufca e Angılı flasin për intensifikimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Sipas njoftimit për media të Kuvendit, Konjufca uroi ambasadorin Angılı për detyrën e re dhe vuri në dukje se marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë janë shumë të mira e se ato bazohen në miqësi të kamotshme, partneritet strategjik dhe respekt të ndërsjellë. "Gjithashtu i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmeteve që goditën Turqinë, duke theksuar se populli i Kosovës qëndron pranë popullit turk në këto ditë të vështira".Në njoftim thuhet se Kryetari i Kuvendit vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shtetit të Kosovës."Ambasadori Angılı e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe njëherësh ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO, por edhe në institucione dhe organizma tjerë ndërkombëtarë", thuhet më tej në njoftim.Bëhet e ditur se kryetari Konjufca dhe ambasadori Angılı shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. 

RTKlive