Të shtëna me armë në veri të Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i140252-të_shtëna_me_armë_në_veri_të_kosovës
Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë në veri të vendit në mbrëmjen e 23 shkurtit, në afërsi të pikë kontrollit në Zveçan, ku ata ishin duke qëndruar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 25, 2023 04:32 Europe/Tirane
  • Të shtëna me armë në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë në veri të vendit në mbrëmjen e 23 shkurtit, në afërsi të pikë kontrollit në Zveçan, ku ata ishin duke qëndruar.

Sipas policisë, zyrtarët policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes “ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar”. Këtë incident, policia e cilësoi si “sulm kundër rendit kushtetues”. “Zveçan 23.02.2023 – 22:06. Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes,  ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.