Kurti: Adem Demaçi e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë
Shkurt 26, 2023 14:16 Europe/Tirane
		Kryeministri i Kosovs, Albin Kurti ka vizituar familjen e Adem Demaçit dhe Astrit Deharit. Arsyeja, e këtyre vizitave, sipas tij, është se të dytë e kanë ditëlindjen.
"AD, 26 shkurt. Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen. Vizituam familjet e tyre - përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s'jeton. Si këta dy", ka shkruar ai në 'Facebook'.
RTKlive
Tags
						
															
					
				 
							 
						 
						