NATO kërkon përparim të mëtejshëm në dialogun Kosovë-Serbi
Mars 02, 2023 08:06 Europe/Tirane
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, deklaroi se aleanca mirëpret hapat e mëtejshëm të Kosovës dhe Serbisë në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm.
Përmes një postimi në twitter, Geoana u shpreh se NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. “Thirrje e mirë e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak. Ne mirëpresim hapat e mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm. NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë KFOR-in”, shkroi ai në Twitter.