NATO: Koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i141178-nato_koha_që_kosova_dhe_serbia_të_bëjnë_kompromise
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, në një bisedë telefonike me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se e mbështet fuqishëm BE-në në përpjekjet e saj për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 16, 2023 04:15 Europe/Tirane
  • NATO: Koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, në një bisedë telefonike me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se e mbështet fuqishëm BE-në në përpjekjet e saj për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai u shpreh se është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise, teksa shtoi se angazhimi i NATO-s për stabilitet të Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojë. “Kënaqësi të flas sërish me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. NATO mbështet fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme diplomatike me Beogradin dhe Prishtinën të udhëhequra nga BE-ja. Është koha që të dyja palët të bëjnë kompromise. Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe NATO-n dhe KFOR-in, është i fortë”, ka thënë Mircea Geoana. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen më 18 mars në qytetin e Ohrit, për të diskutuar planin e zbatimit të marrëveshjes së propozuar nga BE.