Kurti mbërrin në Ohër, nesër takohet me Vuçiçin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i141238-kurti_mbërrin_në_ohër_nesër_takohet_me_vuçiçin
Kryeministri kosovar, Albin Kurti tashmë ka mbërritur në Ohër.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 17, 2023 19:45 Europe/Tirane
  • Kurti mbërrin në Ohër, nesër takohet me Vuçiçin

Kryeministri kosovar, Albin Kurti tashmë ka mbërritur në Ohër.

Nesër më 18 mars ai do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin do të diskutojnë për planin franko-gjerman, që parashikon normalizim të raporteve mes të dyja vendeve. Kurti dhe Vuçiç tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Ndërsa, përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka biseduar me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me takimin e nesërm në Ohër. Borrell ka thënë se e ka informuar Blinkenin për raundin e ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit. “E informova Sekretarin e shtetit Antony Blinken për takimin e ardhshëm të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër. Vlerësova mbështetjen e SHBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell në Tweet.