Presidentja greke: Qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshueshëm
(last modified Tue, 28 Mar 2023 18:44:55 GMT )
Mars 28, 2023 20:44 Europe/Tirane
  • Presidentja greke: Qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshueshëm

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou ka deklaruar sot se qëndrimi për Kosovën mbetet i pandryshueshëm.

Ajo ka theksuar se grekët janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për Beogradin dhe Prishtinën në procesin e dialogut. E para e Greqisë ka pohuar se ka presione në nivele diplomatike për njohjen e Kosovës, megjithatë siç ka thënë ajo, kjo nuk ka ndikuar në pozicionin e Athinës. Presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou gjatë vizitës në Beograd, ka thënë se në takimin e sotëm me Vuçiç ka shprehur mbështetjen për bisedimet me Kosovën dhe se sipas saj, Serbia i përket familjes evropiane. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka thënë se me homologen greke kanë diskutuar për bisedimet me Prishtinën. I jam veçanërisht mirënjohës zonjës Sakellaropoulou për mbështetjen e saj të integritetit të Republikës së Serbisë, për ne është shumë e rëndësishme respektimi i së drejtës ndërkombëtare publike dhe fola me presidenten e Greqisë për këtë, duke thënë qartë se sa e rëndësishme është të kërkojmë një zgjidhje kompromisi në bisedimet me Prishtinën, se ne duhet të ruajmë paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë Vuçiç.

 

Tags