BE: Gati të bashkëpunojmë me presidentin e ri malazez
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i141972-be_gati_të_bashkëpunojmë_me_presidentin_e_ri_malazez
BE-ja u shpreh e gatshme të bashkëpunojnë me presidentin e ri të zgjedhur të Malit të Zi duke shprehur bindjen se ky shtet do të mbetet i përkushtuar për rrugën europiane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 03, 2023 20:45 Europe/Tirane
  • BE: Gati të bashkëpunojmë me presidentin e ri malazez

BE-ja u shpreh e gatshme të bashkëpunojnë me presidentin e ri të zgjedhur të Malit të Zi duke shprehur bindjen se ky shtet do të mbetet i përkushtuar për rrugën europiane.

Në të njëjtën kohë, Brukseli ka bërë ftesë për stabilitet politik në vend, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i reformave dhe të arrihet përparim në negociatat e anëtarësimit. “BE-ja do t’i japë vlerësimet e veta zyrtare pasi të bëhet publik raporti i Misionit të BE-së për Vëzhgim të Zgjedhjeve. Megjithatë, në përgjithësi presim të bashkëpunojmë me presidentin e ri dhe me të gjithë partnerët politik në Podgoricë për t’i ndihmuar Malit të Zi të mbetet fuqishëm në rrugën e integrimeve evropiane”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së. Analistët të shumtë kanë shprehur shqetësimin se rruga e Jakov Milatovicit dhe partisë së tij në rritje “Europa tani” nuk do të jetë pikërisht ajo e politikave pro-Bashkimit Europian, siç ai vetë pretendon. Ata paralajmërojnë se marka e populizmit e kësaj partie mund të shkaktojë lëkundje përballë çështjeve të vështira me të cilat përballet një nga demokracitë më të reja të kontinentit, përfshirë këtu: ndarjet politike mbi identitetin serb dhe malazez, marrëdhëniet me Beogradin dhe Kishën Ortodokse Serbe, si dhe ndikimin rus në rajon.