Akuzat në Hagë, ish-krerët e UÇK-së: Jemi të pafajshëm
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i141988-akuzat_në_hagë_ish_krerët_e_uÇk_së_jemi_të_pafajshëm
Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 04, 2023 05:52 Europe/Tirane
  • Akuzat në Hagë, ish-krerët e UÇK-së: Jemi të pafajshëm

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.

Hashim Thaçi i pyetur nëse e kupton aktakuzën dhe a i qëndron vetëdeklarimit të parë për pafajësi pohoi se i qëndron të njëjtit vetëdeklarim. E njëjta gjë ndodhi dhe me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022. Ndërsa versioni i aktakuzës me më pak redaktime, e cila është në fuqi aktualisht, u dorëzua në shkurt të këtij viti.