Zgjedhjet në Veri të Kosovës, Berisha: Grupet kriminale veprojnë të papenguara
(last modified Sun, 16 Apr 2023 06:17:50 GMT )
Prill 16, 2023 08:17 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet në Veri të Kosovës, Berisha: Grupet kriminale veprojnë të papenguara

Analisti Ridvan Berisha komentoi këtë të shtunë, i ftuar në Euronews Albania, situatën në veri të Kosovës në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të mbahen më 23 prill.

Berisha theksoi në fjalën e tij se zgjedhjet sjellin paqe, por është Beogradi që po e pengon këtë proces. Analizsti nënvizoi se zgjedhjet do të mbahen, por mospjesmarrja e Listës Serbe do të bëjë që të mos ketë legjitimitet në 4 komuna në Veri. “Ne do të kemi zgjedhje urojmë të shkojnë në frymë të rregullt dhe pa incidente që cënojnë lirinë e individit dhe ambientit kolektiv. Por nuk do të kemi zgjedhje që do të nxjerrin fitues me legjitimitet që përfaqësojnë interesin e 4 komunave në veri të Kosovës”, tha Berisha. Gjithashtu ai shtoi se strukturat kriminale në veri të Kosovës qarkullojnë lirisht, për shkak se nëse do të pengoheshin nga organet ligjzbatuese do të kthehej në një çështje politike. “Zgjedhjet mund të mbahen në një frymë të tensionuar të sigurisë. Por çështja është se nën udhëzimet e Vuçit, duke shkelur marrëveshjet, po e minon këtë proces duke e kushtëzuar pjesëmarrjen me Asociacionin. Zgjedhjet janë shpallur dhe do të mbahen në kushte të jashtëzakonshme, në kontenier disa prej tyre. Shqetësimi qëndron te legaliteti i tyre. Kemi raportime për tre vetura të tjera të djegura me targa të Republikës së Kosovës, do kemi mbase incidente të ngjashme, të cilat për realitetin tonë nuk përbëjnë lajm. Pasi grupet kriminale në Veri të Kosovës funksionojnë të papenguara nga organet ligjzbatuese, pasi po u penguan kjo bëhet çështje politike dhe Evropa e mbyll njërin sy”, tha ai.

Tags