“Një ditë e mirë për Kosovën”, Lulzim Basha.
(last modified Tue, 25 Apr 2023 09:49:57 GMT )
Prill 25, 2023 11:49 Europe/Tirane
  • “Një ditë e mirë për Kosovën”, Lulzim Basha.

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për kalimin me sukses të fazës së parë të Kosovës për anëtarësimin në Këshillin Europian.

Ai e ka quajtur ditën e sotme një ditë të mirë dhe sipas tij akti i sotëm hap një faqe te re në marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare. “Një ditë e mirë sot për Kosovën në Këshillin e Europës. Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare, i dha mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Europës. Pas vendimit të shumëpritur të Bashkimit Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, akti i sotëm hap një faqe te re në marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare. Kosova në Këshillin e Europës është garanci edhe për ata që kanë pretendime përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave. Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm në zemër të Evropës. Sa më shpejt që ky realitet të përqafohet nga të gjithë, duke përfshirë edhe Serbinë, aq më mirë do të jetë, para së gjithash, për qytetarët e Kosovës, si serbë ashtu edhe shqiptarë, aq më mirë do të jetë për të ardhmen e gjithë rajonit tonë. Është koha që dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta hedhin një hap të tillë. Sa më shpejt të ndodh aq më mirë do të jetë për sigurinë dhe stabilitetin e Europës. Ballkani Perëndimor në NATO dhe EU do të thotë një Europë më e fortë, më e sigurtë dhe më e begatë”,-shkruan Lulzim Basha.

Tags