“Ka dosje”, Berisha akuzon kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit. Këlliçi ftesë Veliajt
(last modified Mon, 01 May 2023 06:12:10 GMT )
May 01, 2023 08:12 Europe/Tirane
  • “Ka dosje”, Berisha akuzon kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit. Këlliçi ftesë Veliajt

Teksa ka prezantuar kandidatin për koalicionin “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Fushë-Arrëzit, ish-kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut të asaj bashkie.

“Fran Tuci ka disa dosje, është famoz, ka disa dosje në prokurorinë e partisë, por në qoftë se i duket se po rëndohet, e ftoj të vijë këtu në këtë shesh, ta zgjedhë ditën dhe ju të gjithë burra e gra aty, bashkë me Hil Currin t’i nxjerrin xhepat, të tregojë çdo gjë, çdo qindarkë që kanë, cila është origjina e tyre, çfarë do bëjnë për ju… Ai me dhjetëra e dhjetëra tenderë, njëlloj si ky Frani këtu, që edhe nëse nuk ja fiton i vëllai, ja ndërmjetëson i vëllai ato tenderët. Edhe Edi e ka baxhanakun famoz, baxhanaku i Edit që ta dini ju, fiton absolutisht mbi 100 tenderë. E kanë privatizuar”, tha Berisha. Nga ana tjetër Belind Këlliçi, në fushatën e tij, ka vënë theksin tek transporti publik falas, ndërkohë i ka bërë dhe një ftesë publike kryebashkiakut Erion Veliaj. “Gjej rastin t’i shtrij dorën për një ftesë Erion Veliajt për të ardhur në debat publik, për të ardhur këtu me ju, për ta zgjedhur ai vendin, orën, mediat, platformën, pyetjet, çështjet për çfarë të dojë ai. Duke nisur nga edukimi ynë, për të vazhduar te problemet e Tiranës, për të folur për qytetarët”, tha Këlliç.

Tags