Berisha thirrje qytetarëve: Në 14 maj përdorni votën, ndryshoni të ardhmen
(last modified Thu, 04 May 2023 06:02:27 GMT )
May 04, 2023 08:02 Europe/Tirane
  • Berisha thirrje qytetarëve: Në 14 maj përdorni votën, ndryshoni të ardhmen

Sali Berisha i drejtoi përsëri thirrjen qytetarëve për të votuar, siç ka bërë në çdo qytet gjatë gjithë fushatës elektorale.

Sipas tij, të gjithë duhet të kenë besim se vota e tyre do të numërohet dhe e ardhmja do të ndryshohet. “Ai ka familjarë dhe unë kam familjar. Dhe po të vijë ai para jush, unë nga kjo librari digjitale unë nxjerr dokumentet jo të dhjetëra, por qindra tenderave të familjarëve të tij. Të baxhanakut, Armando Frangut, të thjeshtrës, kushërinjve, etj., etj., me radhë. Sali Berishën e kontrolloi e gjithë bota dhe gjeti turpin e atyre që e akuzuan. Nuk gjeti asgjë. Nuk del dot,” – u shpreh Berisha duke iu referuar kryeministrit Rama. Berisha deklaroi se qytetarët që do i japin votën koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të shënojnë një ndryshim cilësor. Ish-kryeministri u zotua se fitorja e tyre do të çojë në ndryshimin e jetës.

Tags