Forcat e Sigurisë së Kosovës pajisen me 5 dronë “Bayraktar”
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i143556-forcat_e_sigurisë_së_kosovës_pajisen_me_5_dronë_bayraktar
Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë pajisur me 5 dronë Bayraktar, 7 muaj pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë prodhuese.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 07, 2023 04:26 Europe/Tirane
  • Forcat e Sigurisë së Kosovës pajisen me 5 dronë “Bayraktar”

Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë pajisur me 5 dronë Bayraktar, 7 muaj pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë prodhuese.

Lajmi është bërë i ditur nga Klan Kosova, ku konfirmohet se 5 donët inteligjentë turq sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore, kanë arritur në Kosovë nga vendi prodhues i dronëve dhe gjithë sistemit përcjellës, Turqia. Interesimi i qeverisë kosovare për sigurimin e dronëve Bayraktar, ka nisur në fillim ë vitit 2022, veçanërisht pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Dronët Bayraktar, TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE), me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin.