Rama fushatë në Peqin: Votoni prodhimin bio të qytetit
(last modified Tue, 09 May 2023 06:42:08 GMT )
May 09, 2023 08:42 Europe/Tirane
  • Rama fushatë në Peqin: Votoni prodhimin bio të qytetit

5 ditë përpara përfundimit të fushatës zgjedhore për vendoret e 14 majit, kryeministri Rama u ndal në bashkinë e Peqinit ku kërkoi votën për kandidatin e Partisë Socialiste, Bukurosh Maçin.

“Sa e rëndësishme është që qytetarët e këtij vendi të votojnë Partinë Socialiste. Ju Roshin e njihni, është një prodhim bio i Peqinit.” – u shpreh Rama. Edhe njëherë tjetër kryeministri argumentoi përse nuk duhen votuar kandidatët e koalicionit bashkë fitojmë. “Komuniteti nuk ua ka parë hajrin, ka parë vetëm degradim. Shembulli tipik është Shkodra,” – tha ai.  

Tags