Institucionet e BE-së: Serbia duhet të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i143738-institucionet_e_be_së_serbia_duhet_të_mbështesë_sanksionet_ndaj_rusisë
Komisioneri Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të martën se mospërshtatja e politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, rreth sanksioneve ndaj Rusisë, është një “çështje serioze“.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 10, 2023 04:41 Europe/Tirane
  • Institucionet e BE-së: Serbia duhet të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

Komisioneri Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të martën se mospërshtatja e politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, rreth sanksioneve ndaj Rusisë, është një “çështje serioze“.

 Në një debat të organizuar për Serbinë, në Parlamentin Evropian, ai ka bërë thirrje që autoritetet në Serbi të komunikojnë si duhet përfitimet që vijnë nga procesi i integrimeve evropiane, duke përmendur faktin se BE-ja “është dhe do të mbetet partneri, donatori dhe investuesi më i madh i Serbisë“.  Ky komisionar tha se në procesin e negociatave të anëtarësimit, Serbia deri më tani ka hapur 22 prej 35 kapitujve negociues dhe se, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, një bllok i tërë me kapituj negociues teknikisht është gati për t’u hapur. Ai përshëndeti përparimin e Serbisë në përshtatjen me regjimin e vizave të BE-së.  Komisioni ka mirëpritur edhe arritjen e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar të implementohen, pa vonesa dhe pa kushte, të gjitha obligimet, duke përmendur posaçërisht atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.